Blerim Islami inspekton punimet për rrugën kryesore në fshatin Zhitoshe

Kryetari i Komunës së Dollnenit, Blerim Islami, vizitoi nga afër punimet për ndërtimin e rrugës kryesore në fshatin Zhitoshe, një projekt që do të lehtësojë qarkullimin dhe lëvizjen e banorëve në fshat.

 

Rruga, që kalon në qendër të fshatit dhe lidh të dyja anët e tij, pritet të ofrojë infrastrukturë moderne dhe funksionale, duke përmirësuar edhe pamjen vizuale të zonës. Sipas kryetarit Islami, puna po vazhdon me angazhim maksimal për të garantuar cilësi dhe funksionalitet sipas nevojave të komunitetit.

Ky projekt është një ndër prioritetet kryesore të Komunës së Dollnenit dhe pritet të ndikojë pozitivisht në jetën e përditshme të banorëve dhe zhvillimin e zonës.

 

TË NDRYSHME

TË FUNDIT