Muhamet Elmazi prezanton Planin Zhvillimor “Saraji në zhvillim 2025–2029”

Kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamet Elmazi, prezantoi sot para afaristëve vendorë, Odës Ekonomike dhe organizatave joqeveritare, Planin Zhvillimor “Saraji në zhvillim 2025–2029”. Ky plan synon të sigurojë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, përmirësimin e shërbimeve publike dhe krijimin e kushteve më të mira për investime dhe mirëqenie të qytetarëve.

 

Elmazi theksoi se plani është rezultat i bashkëpunimit dhe dialogut me të gjithë aktorët kyç të komunitetit. Ai falënderoi pjesëmarrësit për idetë, kontributin dhe përkushtimin, duke nënvizuar se vetëm përmes partneritetit mund të arrihet një e ardhme më e mirë për Sarajin.

Ky Plan Zhvillimor synon të vendosë bazat për projekte konkrete që do të ndikojnë pozitivisht në jetën e përditshme të banorëve dhe në zhvillimin e qëndrueshëm të komunës.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT