Vizitë pune e Kryetarit të Komunës së Strugës në kompaninë “MISKOM”

Kryetari i Komunës së Strugës, z. Mendi Qyra, realizoi një vizitë pune në kompaninë “MISKOM” Strugë, ku u njoh nga afër me aktivitetin dhe planet zhvillimore të kësaj kompanie.
Komuna e Strugës e konsideron sektorin privat si partner kyç në zhvillimin ekonomik lokal dhe mbetet e përkushtuar në krijimin e një mjedisi të favorshëm për investime, duke mbështetur iniciativat që kontribuojnë në rritjen ekonomike dhe hapjen e vendeve të reja të punës.
Gjatë takimit, menaxhmenti prezantoi planin për një investim prej mbi 20 milionë euro, i cili parasheh zgjerimin e kapaciteteve prodhuese dhe përmirësimin e kushteve të punës. Po ashtu, u theksua angazhimi i kompanisë për punësimin e personave me aftësi të kufizuara, të cilët do të përfshihen në punë më të lehta, në përputhje me mundësitë e tyre.
Kryetari Qyra shprehu mbështetjen e Komunës së Strugës për investimet që nxisin zhvillimin ekonomik, hapjen e vendeve të reja të punës dhe përfshirjen sociale.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT