Qipro miratoi të drejtën e votës për qytetarët nga mosha 17 vjeçare.
Qeveria e Qipros në seancën e sotme vendosi të ulojë kufirin e moshës dhe të japë të drejtën e votës për të gjithë ata që kanë mbushur 17 vjeç. Presidenti i Qipros, Nikos Hristodulidis, komentoi se kjo është një „ditë historike për demokracinë në vend“ dhe shprehu shpresën se Parlamenti do të miratojë ligjin përkatës së shpejti, raportoi korrespondenti i MIA-s nga Athina.
Në fillim të seancës qeveritare, Hristodulidis tha se sot është një ditë e rëndësishme për realizimin të një prej prioriteteve kryesore të tyre, dhe kjo është „forcimi i demokracisë participative në vend“, duke shpjeguar se me të drejtën e votës nga mosha 17 vjeç, do të ketë gjithashtu regjistrim automatik në listat zgjedhore.
„Shpresoj që Dhomë e Përfaqësuesve do të përgjigjet menjëherë, në mënyrë që në zgjedhjet e ardhshme, që janë zgjedhjet parlamentare të vitit 2026, rinia jonë prej 17 vjeç do të marrë pjesë në procesin zgjedhor, ashtu siç është rasti në vendet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian“, tha Hristodulidis në fillim të seancës qeveritare.
Iniciativa e qeverisë është pjesë e një pakete ndryshimesh të Kodit Zgjedhor, të cilat u miratuan në seancën e sotme dhe do të dorëzohen në Parlament në formë ligji.