Njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibraimi, në hapjen e shtabit zgjedhor në Bogovinë deklaroi se këto zgjedhje kanë karakter lokal dhe prandaj duhet të flitet për tema që lidhen drejtpërdrejt me jetën e qytetarëve.
“Emri Feti ka kuptimin çlirim, dhe më duket se ka ardhur koha që të çlirohet edhe Bogovina”, tha Ibraimi, duke aluduar në kandidatin e VLEN-it për kryetar komune, Feti Abazin.
Ai theksoi se gjatë 15 muajve në pushtetin qendror, VLEN ka dëshmuar se është e angazhuar seriozisht për zhvillimin e komunave shqiptare.
“Janë ndarë mbi 80 milionë euro vetëm për zhvillimin e komunave shqiptare, dhe premtimi është që deri në vitin 2028 kjo shumë të arrijë mbi 250 milionë euro”, u shpreh Ibraimi.