Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, sot ka shpalosur zyrtarisht listën e kandidatëve për këshilltarë.
Sejdiu theksoi se kandidatët janë njerëz të dalë nga mesi i qytetarëve, të cilët e njohin nga afër çdo fshat, çdo rrugë dhe çdo nevojë të komunës. Ai shtoi se lista përfaqëson përkushtim, përvojë dhe vizion për të ardhmen e përbashkët të Zhelinës.
“Së bashku, me këtë ekip, do të ecim edhe më fuqishëm përpara drejt zhvillimit të komunës sonë”, deklaroi kryetari Sejdiu.