BE heq sanksionet ndaj Kosovës, zhbllokon ndihmën financiare

Bashkimi Evropian ka vendosur t’i heqë sanksionet e vendosura ndaj Kosovës në vitin 2023 dhe të zhbllokojë ndihmën financiare, ka njoftuar presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

 

Ajo ka bërë të ditur se BE planifikon 216 milionë euro ndihmë financiare për Kosovën, ndërsa 205 milionë euro pritet të lirohen në fillim të vitit të ardhshëm. Sanksionet ishin vendosur pas tensioneve dhe dhunës në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, duke përfshirë pezullimin e vizitave zyrtare dhe bllokimin e një pjese të ndihmës ekonomike.

Sipas von der Leyen, vendimi për heqjen e masave është marrë pas zhvillimeve të fundit politike dhe marrjes së detyrës nga kryetarët serbë të komunave pas zgjedhjeve lokale të tetorit.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT