VLEN-Kundër – reagim ndaj konferencës për shtyp të BDI-së
Koalicioni VLEN ka qenë, është dhe do të mbetet në ballë të betejës për të kundërshtuar çdo përpjekje të politikave të errëta dhe manipulimeve kundër interesave të qytetarëve në Maqedoninë e Veriut.
Deklaratat e Milorad Dodikut në Ministrinë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive janë një turp i madh dhe përbëjnë provokim ndaj të gjithë qytetarëve të vendit që mbështesin paqen dhe bashkëjetesën.
BDI ka dëshmuar se nuk ka asgjë të re për të ofruar. Në pamundësi për t’u reformuar, ajo vazhdon të nënvlerësojë inteligjencën e shqiptarëve.
Ishte pikërisht BDI ajo që dha nënshtetësi politikanit ukrainas të sanksionuar Aleksandar Onishçenko.
BDI është përgjegjëse për përpjekjet e politikanit malazez prorus, Daka Davidoviç, për të krijuar një “pashallëk” me bizneset e tij në Tetovë.
Kjo parti ishte ideatore dhe promotor i projektit famëkeq “Ballkani i Hapur”, një projekt që shërbeu interesave të Vuçiqit dhe Vulinit, duke lënë në margjinat interesat e shqiptarëve dhe të Kosovës.
BDI, përmes ministrit Bujar Osmani, solli Sergej Lavrovin në Shkup, duke i bërë jehonë politikave proruse dhe duke poshtëruar rëndë Kosovën me planin e ashtuquajtur 9-pikësh. Këto veprime tradhtare nuk duhet të harrohen nga asnjë shqiptar!
VLEN është shpresa e shqiptarëve!