Blendi Fevziu takon dy shqiptarë në Siri, njëri nga Ferizaji tjetri nga Shkodra
Gazetari Blendi Fevziu ka publikuar një video të dy shqiptarëve që thonë se kanë lindur në Siri. Njëri prej tyre, Ahmeti, thotë se familja e tij kanë shkuar në Siri në vitin 1926.
“Babai, gjyshi e krejt nga Shkodra”, tha ai.
Ai tha se tri herë ka qenë në Shqipëri.
“E bukur”, tha ai kur u pyet se si i është dukur Shqipëria.
Ndërsa tjetri, Muhameti, thotë se është nga një fshat i Ferizajt por se ka lindur në Siri.
“Babai ka lindur në Kosovë”, tha ai.
“Tri herë kam qenë në Shqipëri e tri herë në Kosovë”, tha ai.