Studentët i përgjigjën Vuçicit: „Nuk je kompetent dhe askush nuk të ka pyetur“
Pas protestës masive të studentëve në Autokomanda, që pasoi të gjitha protestat e mëparshme, qeveria doli me oferta të reja, dhe përsëri e konfirmoi atë që studentët e thonë prej javësh, se kërkesat studentore nuk janë përmbushur. Deri sa ato të realizohen, studentët do të vazhdojnë aktivitetet dhe blokadat e tyre. Në cilin format, do të vendosin në plenume.
Pak minuta para se të fillonte protesta në Autokomanda, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçicit dërgoi një ofertë për protestuesit që të luajnë një parti shah.
„Po, mundemi, vetëm nuk besoj se do të vijë, sepse ne këtu luajmë ndershmërisht“, tha një nga pjesëmarrësit në bllokadë.
Vučić përsëri tha se është i gatshëm të diskutojë për çdo problem. Të gatshëm janë të gjithë në Qeverinë e Serbisë, është i gatshëm dhe Parlamenti, theksoi Vuçici.
Studentët nga ana e tyre i përgjigjën se Vučić nuk është kompetent dhe se askush nuk e ka pyetur atë për asgjë.
„Kërkesat tona janë të definuara dhe deri tani është e qartë për të gjithë se studentët nuk do të dalin nga bllokadat deri sa ato të përmbushen plotësisht“, tha Aleksa Nešović nga Fakulteti i Ndërtimtarisë.
Vučić nga ana tjetër tha se është i gatshëm të bëjë atë që nuk e ka bërë gjatë gjithë mandatit të tij.
„Hedhja poshtë e padive penale kundër studentëve të arrestuar dhe të ndaluar gjatë protestave, si dhe ndërprerja e procedurave penale të filluara. Një vendim për faljen nga ndjekja penale do të thotë që për këta individë nuk do të ketë ndjekje penale. Kështu që do ta bëj këtë deri më së voni deri të mërkurën dhe ata nuk do të kenë më këto probleme“, tha Vuçici.
Ajo që komentojnë ekspertët është se presidenti nuk e ka kuptuar problemin dhe mesazhin nga studentët.
„Unë personalisht mendoj se presidenti i shtetit nuk duhet të flasë për këtë. Presidenti i shtetit nuk mund të falë dikë që ende nuk është ndaluar, as akuzuar, e as dënuar“, shpjegoi gjykatësja e Gjykatës së Posaçme, Tanjana Bezmarević Janjić.
Ndërkohë, studentëve gjithçka u është e qartë, tani thjesht duhet të bien dakord për hapat pasues pas Autokomandës.
„Për aksione dhe bllokada të tjera do të vendosim nëpërmjet plenumeve dhe nuk do të doja, derisa të vendoset, të flas për to“, tha studenti Aleksa Nešović.
Ajo që është e sigurt, është se bllokadat 15-minutëshe për përkujdesjen e viktimave të Novi Sad mbeten. Ashtu ishte dhe dje, dhe mbetet edhe sot.