*VLEN: Investim historik për komunat, 15 miliardë denarë për projekte kapitale*

Koalicioni VLEN nuk ndalet në atë që ka premtuar. Me shumë kënaqësi njoftojmë fillimin e procedurës për shpalljen e thirrjes së dytë publike për financimin e projekteve kapitale në komunat tona, me një fond të jashtëzakonshëm prej 15 miliardë denarësh. Ky investim i rëndësishëm synon të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e jetës së qytetarëve përmes ndërtimit të shkollave, kopshteve, parqeve, si dhe përmirësimit të infrastrukturës së ujësjellësit dhe kanalizimeve.

Ky hap është dëshmi e përkushtimit të Qeverisë VLEN për zhvillimin e barabartë dhe për adresimin e nevojave jetike të komunave, duke zgjidhur sfida që qytetarët i kanë përballuar për dekada. Kjo është mbështetja më e madhe ndonjëherë e pushtetit qendror për vetëqeverisjen lokale dhe për një qeverisje më të drejtë dhe efikase në nivel vendor.

Në thirrjen e parë publike, 78 komuna përfituan 288 projekte me një vlerë mbi 73 milionë euro, ndërsa tani, me këtë thirrje të dytë, komunat do të kenë mundësi të përfitojnë edhe më shumë investime për zhvillimin e tyre.

Koalicioni VLEN do të vazhdojë të mbështesë iniciativa të tilla që sjellin përmirësime konkrete në jetën e qytetarëve dhe fton të gjitha komunat që të aplikojnë për të përfituar nga ky fond historik.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights