Nexhmedin Sadiku falënderon drejtorin e Shtëpisë së Studentëve “Pellagonia” për mbështetjen ndaj studentëve nga Likova

Kandidati për kryetar të Komunës së Likovës nga koalicioni VLEN, Nexhmedin Sadiku, ka takuar drejtorin e Shtëpisë së Studentëve “Pellagonia”, Orhan Aliu.
Ai e falënderoi për kontributin e dhënë në procesin e regjistrimit të studentëve në këtë institucion, veçanërisht të studentëve që vijnë nga komuna e Likovës.

Sadiku theksoi se sigurimi i kushteve të mira për studentët është thelbësor për suksesin e tyre akademik dhe zhvillimin personal.
“Studentët janë e ardhmja jonë, prandaj çdo hap që u lehtëson jetën dhe studimet është një hap drejt një të ardhmeje më të ndritur për të gjithë”, u shpreh ai.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com