Joe Hart “përshëndet” ringritjen e Brojës: Goli i tij ishte shkëndija që i duhej Burnley-t!

ANGLI – Armando Broja ka marrë vëmendjen e mediave britanike pas golit të tij të fundit me Burnley-n, i cili i dha fund një agjërimi të gjatë prej dy vitesh. Ish-portieri i Anglisë dhe Manchester City-t, Joe Hart, nuk i ka kursyer elozhet për sulmuesin shqiptar, duke e cilësuar performancën e tij si pikëkthesën e mundshme për sezonin e klubit.

 

“Ka ende luftë brenda tij”

Gjatë një analize për sfidat e radhës të Burnley-t në Premier League, Hart u ndal veçanërisht te goli me kokë i Brojës, i cili erdhi pas 40 ndeshjesh pa shënuar. Sipas ish-portierit, ky nuk ishte thjesht një gol, por një dëshmi e karakterit të sulmuesit.

“Ishte një gjuajtje e shkëlqyer me kokë nga Broja. Ka ende luftë brenda tij, ka një shkëndijë brenda tij. Kjo është ajo që skuadra duhet të marrë me vete nga kjo sfidë,” deklaroi Hart.

Moment vendimtar për Burnley-n

Pas 7 humbjeve radhazi, barazimi i fundit i siguruar nga Broja shihet si një “frymëmarrje” për ekipin që lufton për mbijetesë. Burnley pret në shtëpi Evertonin dhe Newcastle-in, dy ndeshje ku shkëndija e Brojës pritet të jetë sërish vendimtare për të nxjerrë ekipin nga “zona e ftohtë”.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT