Masa e sigurisë për Erion Veliajn, reagon Basha: Fundi i pandëshkueshmërisë është fundi i tranzicionit në Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar pas arrestimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt. Në një postim në facebook, Basha shkruan se Bashkia e Tiranës, nën drejtimin e Veliajt dhe mbështetjen e Edi Ramës, është shndërruar në një vatër korrupsioni dhe lavatriçe të parave të pista, duke shërbyer interesave të një grupi të vogël, dhe jo qytetarëve.
Ai përshëndet veprimet e SPAK dhe i inkurajon institucionet e drejtësisë të veprojnë pa hezitim kundër korrupsionit që, sipas tij, dëmton familjet shqiptare. Basha më tej thotë se “meqë numri i bashkëpunëtorëve të ngushtë të Edi Ramës, që popullojnë sot bangat e të akuzuarve vetëm rritet, për çdo shqiptar është e qartë, se kryeministri ose është i paaftë për t’u përballur dhe për të ndaluar korrupsionin, që vetëm ai nuk e ka parë në këto vite pranë tij, ose është bashkëpunëtor i të korruptuarve në vjedhjen e miliarda eurove”.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights