Vizitë pune në Probishtip: Drejtori i QMK-së, Muhamed Ali, takon kryetarin Tonevski dhe drejtuesit e “Zletovicës”

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), Muhamed Ali, ka zhvilluar një vizitë pune në Komunën e Probishtipit, ku u takua me kryetarin Toni Tonevski. Fokus i bisedimeve ishte forcimi i bashkëpunimit institucional dhe rritja e kapaciteteve të Qendrës Rajonale për Menaxhimin e Krizave, me qëllim reagimin më efikas në raste emergjente.

 

Gjatë kësaj vizite, drejtori Ali takoi edhe drejtorin e Hidrosistemit “Zletovica”, Zlatko Stojanovski. Gjatë takimit u vu theksi te nevoja urgjente për revitalizimin dhe modernizimin e sistemit të njoftimit dhe alarmimit që disponon ky hidrosistem. Ky sistem vlerësohet si një element kyç për paralajmërimin në kohë të popullatës dhe institucioneve në rast të rreziqeve të mundshme natyrore apo teknike.

Palët u dakorduan se një sistem funksional dhe bashkëkohor i alarmimit është baza për mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe pasurisë materiale. Si rezultat i takimit, institucionet do të kenë një qasje të përbashkët në përgatitjen dhe realizimin e projekteve strategjike në të ardhmen.

Ky koordinim pritet të rrisë shkallën e sigurisë për banorët e zonës dhe të sigurojë një menaxhim më profesional të krizave përmes teknologjisë së fundit të njoftimit emergjent.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT