Propozimi për shkarkimin e prokurorit të shtetit në mbledhjen e sotme qeveritare

Propozimi për shkarkimin e prokurorit të shtetit, Ljupço Kocevski, pritet të miratohet në mbledhjen e sotme të Qeverisë. Siç njoftoi dje kryeministri Hristijan Mickoski, procedura mund të zgjasë disa javë ose muaj, sipas ligjit.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencën e djeshme për shtyp, lidhur me atë nëse në mbledhjen e sotme qeveritare do të shqyrtohet dhe pranohet propozimi për shkarkimin e Kocevskit, Mickoski sqaroi se Qeveria nuk mund ta shkarkojë, por vetëm mund të nisë procedurën.
- Absolutisht ne si Qeveri nuk mund ta shkarkojmë, por mund ta fillojmë procedurën. Sipas informacioneve që kam, duhet të dërgohet një shkresë në Këshillin e Prokurorëve Publikë, i cili më pas ka një afat prej 15 ditësh për të dhënë mendim. Kjo procedurë do të zgjasë dhe nuk do të përfundojë menjëherë. Kështu e parashikon ligji – tha Mickoski.
Kryeministri gjatë fundjavës u ndal edhe te procedura e shkarkimit të Ljupço Kocevskit, por gjithashtu u përgjigj edhe për çështjen e interpelancave ndaj anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, duke theksuar se të dy proceset po zhvillohen paralelisht dhe se procedura tashmë ka filluar dhe nuk do të ndalet.