Ibrahimi: Problemi i gjuhës shqipe qëndron që nga miratimi i Kushtetutës, të cilën e miratuan BDI dhe PDSH

Kryetari i Alternativës dhe një nga liderët e VLEN-it, Zeqirija Ibrahimi, në emisionin Dialog në Lajm, ka thënë se problemi i gjuhës shqipe dhe zyrtarizimit të saj qëndron që nga miratimi i Kushtetutës.

 

Ibrahimi tha se tani më duhet që vet eksponentët e BDI-së e dërguan ligjin e gjuhëve, në Komisionin e Venecias.

 

“Unë besoj se Gjykata Kushtetuese nuk do bëjë një shfuqizim të atyre neneve të ligjit, pasi kjo nuk është e qëndrueshme në kuptimin juridik. Çështja e ligjit të gjuhëve, dhe çështja e zyrtarizmit të Gjuhës Shqipe po mbahet peng për shkak definicioneve të gabuara, që janë bërë që nga hartimi Kushtetutës që nga Marrëveshja e Ohrit. Pra, ne shqiptarët jemi të definuar në Kushtetutë si bashkësi etnike dhe bartës të sovranitetit janë maqedonasit dhe këtë tekst e kanë miratuar ish-eksponent politik të BDI-së e PDSH-së”, tha Ibrahimi.

///

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights