Ibrahimi: VLEN-i nuk merret se çfarë thotë Stoilkoviç, shqetësuese për ne ka qenë kur Ahmeti shëtiste me Vuçiqin në Shën Naum

 

Kryetari i Alternativës dhe një nga liderët e VLEN-it, Zeqirija Ibrahimi, në emisionin Dialog në Lajm, ka komentuar deklaratën e ministrit Ivan Stoilkovi, se ka shpëtuar disa herë VLEN-in nga turpi. Ibrahimi tha se as nuk ka informacion dhe as nuk i bënë aspak përshtypje çfarë thotë Stoilkoviç.

“Ai është një pjesë shumë e vogël e kësaj qeverie dhe VLEN-i nuk merret me atë se çfarë thotë Stoilkoviçi. Sepse strategjia jonë në Qeveri, nuk merret me tema se çfarë thonë eksponent të pa rëndësishëm në Qeveri dhe është e parëndësishme. Ajo që ka qenë e rëndësishme për ne është e kaluara kur ish-Qeveria u fut në Ballkanin e Hapur dhe Ali Ahmeti shëtiste bashkë me Vuçiqin në Shën Naum”, tha Ibrahimi.

Ai shtoi se ato skena nuk i sheh më askush në vend dhe nuk do të shihen.

 

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights