Nënkryetari i Shtabit të VLEN, Amir Elezi, ka lëshuar akuza të forta pas fitores së kandidatëve të Arben Taravarit në Gostivar dhe Vrapçisht. Sipas tij, rezultati i sotëm nuk tregon vetëm rënien e BDI-së, por edhe dështimin e strukturave që tentuan të ndërhynin në proces.
Pikat kyçe nga deklarata e Elezit:
-
Fundi i “Epokës së Reçicës”: Elezi u shpreh i kënaqur që Ali Ahmeti tashmë është “i shkëputur nga Pollogu” dhe ka mbetur në periferi, si gjeografikisht ashtu edhe politikisht.
-
Humbësit e natës: “Humbësi më i madh i këtyre zgjedhjeve sigurisht që është AKI-ja (Agjencia e Inteligjencës), por në këtë rast edhe BDI-ja,” deklaroi ai në Click Plus.
-
Braktisja e Ahmetit: Elezi rikujtoi se BDI-ja po mbetet vetëm, pasi u braktis nga aleatët si Zijadin Sela dhe Menduh Thaçi, duke i lënë “shije frustrimi” kreut të integristëve.
Sipas VLEN, fitorja e kandidatëve të Arben Taravarit vulos dominimin e tyre në zonën e Pollogut dhe tregon se metodat e vjetra politike nuk po pinë më ujë te votuesi shqiptar.


