Kuqezinjtë do të zhvillojnë gjithsej pesë ndeshje miqësore, një në vend dhe katër gjatë fazës përgatitore në Antalia të Turqisë.
KF Shkëndija ka përcaktuar programin e ndeshjeve kontrolluese në kuadër të përgatitjeve për pjesën e dytë të sezonit. Kuqezinjtë do të zhvillojnë gjithsej pesë ndeshje miqësore, një në vend dhe katër gjatë fazës përgatitore në Antalia të Turqisë.
Ndeshja e parë kontrolluese është planifikuar të zhvillohet ndaj AP Brera nga Strumica më 15 janar në vendin tonë.
Më 17 janar, ekipi udhëton drejt Antalias, ku deri më 1 shkurt do të zhvillojë fazën kryesore të përgatitjeve. Gjatë qëndrimit në Turqi, Shkëndija do të përballet me kundërshtarë cilësorë ndërkombëtarë në katër teste kontrolluese.
Programi i ndeshjeve në Antalia është si vijon:
• 20 janar: FC Oleksandrya (Ukrainë)
• 24 janar: FK Podbrezova (Sllovaki)
• 28 janar: FK Sarajevo (Bosnje dhe Hercegovinë)
• 1 shkurt: FC Ordabasy (Kazakistan)
Stafi teknik do të shfrytëzojë këto përballje për të rritur nivelin fizik dhe taktik të skuadrës, si dhe për të testuar formacionin në prag të rifillimit të garave zyrtare.


