SPAK godet trafikun e drogës: Tre shefa policie të pezulluar, dy në pranga dhe një në kërkim

Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra tre shefa komisariatesh, të përfshirë në një grup kriminal që merrej me trafik droge. Dy prej tyre, Shkëlzen Ruska dhe Ervis Alisinanaj, u arrestuan, ndërsa Elvis Dervishi është shpallur në kërkim.

Sipas SPAK, këta punonjës të policisë kanë ndihmuar drejtuesit e grupit kriminal duke u dhënë informacion dhe siguri për veprimtarinë e tyre të paligjshme në kultivimin e drogës. Hetimet zbuluan se ata kishin lidhje të drejtpërdrejta me organizatorët e trafikut.

Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetimin disiplinor për shkelje të rënda dhe ka pezulluar menjëherë të dyshuarit. Vendimi është marrë bazuar në ligjin për Policinë e Shtetit dhe rregulloren e brendshme.

Policia e Shtetit ka theksuar se do të vazhdojë bashkëpunimin me agjencitë ligjzbatuese për të identifikuar dhe larguar efektivët që dëmtojnë imazhin e institucionit.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights