Shanset për zgjedhje të parakohshme për vitin e ardhshëm për kryeministrin Hristijan Mickoski janë minimale. Kryeministri thotë se interesi partiak do të ishte të ketë zgjedhje, por jo edhe dobi shtetërore. Sipas tij, 2026-ta do të jetë sfiduese. Do të duhet të sigurohen më shumë se 2.2 miliardë euro për kthimin e borxheve nga e kaluara.
Dhe, sipas Mickoskit, nëse do të formohej qeveri teknike, me limite në funksionim, do të ishte e pamundur që të vazhdohej me trendin e zhvillimit, posaçërisht në ekonomi.
“Nëse do të mendoja politikisht dhe partiakisht, në interesin tonë është që në pranverë të kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare, por ne duam të mendojmë në interes të shtetit. Interes i qytetarëve është një ekonomi më e mirë, kushte më të mira për jetë dhe në kuadër të mundësive me të cilat disponojmë po përpiqemi që çdo ditë këtë ta realizojmë. Në politikë, asnjëherë mos thuaj asnjëherë, por shanset për një gjë të tillë janë tepër të vogla.”, – deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.

