Aderimet në Dibër rrisin fuqinë e VLEN-it, kundërshtarët tashmë ndjejnë frikën e humbjes

Koalicioni VLEN po vazhdon të zgjerohet me aderime të reja në Dibër, duke treguar përkrahjen në rritje të qytetarëve për ndryshim dhe zhvillim.

Së fundmi, strukturave të VLEN-it në Dibër iu bashkua edhe Xheladin Trenova, i cili u prit me mirëseardhje nga përfaqësuesit e koalicionit. “Me përvojën, energjinë dhe përkushtimin e tij, ai do të jetë një vlerë e shtuar në rrugëtimin tonë të përbashkët”, theksojnë nga VLEN.

Aderime të tilla po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, duke reflektuar besimin e qytetarëve se Dibra ka nevojë për një drejtim të ri politik. Sipas zërave në terren, kundërshtarët tashmë e ndjejnë frikën e humbjes përballë mobilizimit të madh në përkrahje të Fisnik Melës, kandidatit të koalicionit VLEN për këtë komunë.

Nga VLEN shprehen se Dibra është shembull i gjallë i momentumit për ndryshim, ku energjia qytetare po kthehet në forcë politike që synon fitore të qartë në zgjedhjet e ardhshme.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT