Adnan Azizi: Jehona e fitores së VLEN-it e ka çrregulluar Ali Ahmetin

Adnan Azizi ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, duke theksuar se jehona e fitores së madhe të koalicionit VLEN e ka çrregulluar atë dhe e ka kthyer në gjuhë fyese ndaj shqiptarëve.

Sipas tij, Ali Ahmeti gjatë qeverisjes së tij gjithmonë u ka ofruar shqiptarëve “përralla të Nastradin Hoxhës”, në vend të projekteve dhe arritjeve konkrete.

“Por tani ka rrëshqitur edhe më keq. E ka humbur kontrollin nga humbja që e pret dhe ka kaluar në humor të zi e ofendime të rënda ndaj shqiptarëve. Kopallat e Aliut, bashkë me karrierën e tij politike, marrin fund me 19 tetor”, deklaroi Azizi.

Ai theksoi se 19 tetori do të shënojë fundin e një epoke politike dhe fillimin e një perspektive të re për shqiptarët në vend.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT