Adnan Azizi: Monopolin e shitën Teuta Arifi dhe Bajram Rexhepi në vitin 2014 – Faktet janë të pakontestueshme (FAKTE-FOTO)

Shefi i shtabit zgjedhor të Koalicionit VLEN për zgjedhjet komunale në Tetovë, Adnan Azizi, ka reaguar ndaj deklaratave të kundërkandidatëve, të cilët, sipas tij, po shpërndajnë manipulime të ulëta lidhur me çështjen e Monopolit.

 

Azizi theksoi se gjatë kësaj fushate Koalicioni VLEN dhe kandidati i tyre për kryetar të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, nuk janë marrë me kundërkandidatin “çirakun e Teutës”, pasi ai, siç tha Azizi, nuk ka ofruar asnjë ide për debat, por vetëm gënjeshtra dhe manipulime.

 

“Sot paska dalë me një tjetër manipulim të poshtër për shitjen e Monopolit. E gjithë Tetova e di, por për pjesën tjetër të vendit po e sqarojmë: Monopolin e kanë shitur Teuta Arifi dhe Bajram Rexhepi në vitin 2014. Madje, Bajram Rexhepi ka votuar PRO shitjes së Monopolit në Këshillin e Komunës,” deklaroi Azizi, duke publikuar edhe dokumente që, sipas tij, e dëshmojnë këtë fakt.

 

Ai shtoi se fushata e VLEN-it do të vazhdojë të fokusohet në zgjidhjen e problemeve reale të qytetarëve dhe jo në propagandë e manipulime politike.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT