Shefi i shtabit të koalicionit VLEN, Adnan Azizi, në hapjen e shtabit të VLEN-it në Tearcë, deklaroi se në komunën e Tearcës ndjehet tashmë aroma e fitores.
“Me Dautin në krye, fitorja në Tearcë nuk është e diskutueshme”, tha Azizi, duke shtuar se së bashku me Dautin do të arrihet fitore edhe në Bogovinë dhe Bërvenicë.
Ai theksoi gjithashtu se kandidatët e VLEN-it janë të pakrahasueshëm dhe se BDI-ja “ka marrë fund”. “Të gjithë kandidatët e VLEN-it do të jenë fitues, dhe BDI do të shkojë në histori”, deklaroi Azizi, duke akuzuar qeverisjet e kaluara për mosveprim dhe abuzim me popullin.