Në emisionin Debat21, deputeti Adnan Azizi deklaroi se po zhvillohen bisedime intensive me 3-4 deputetë të AKI-së, të cilët, siç tha ai, pritet të bëhen pjesë e VLEN-it, përcjell TV21.
Azizi nuk përmendi emra konkretë, por shtoi se procesi do të finalizohet së shpejti, pasi disa deputetë janë të zhgënjyer nga subjektet politike në të cilat janë aktualisht.
“Pas zgjedhjeve në Gostivar dhe Vrapçisht, do të ketë zgjerim të grupit parlamentar”, tha Azizi.
Në pyetjen nëse bëhet fjalë për deputetë nga AKI, ai u përgjigj:
“Po, nga AKI. Besoj që edhe me ata do ta finalizojmë hapin konkret që të jenë pjesë e Qeverisë dhe të na bashkëngjiten neve. Se zhvillohen bisedime intensive është e vërtetë, bile edhe unë personalisht kam kontaktuar me disa nga kolegët e mi. Nuk e arsyetojnë qëndrimin e partive përkatëse dhe gjithë këtë narrativë dhe qëndrim të politikëbërjes”, deklaroi Adnan Azizi në Debat21.

