Adnan Azizi prezanton projekte zhvillimi për Çellopek, Miletinë dhe Tenovë

Adnan Azizi prezanton projektet e Koalicionit VLEN në komunën e Bërvenicës

 

Bërvenicë – Adnan Azizi, shefi i shtabit zgjedhor të Koalicionit VLEN, ishte sot në komunën e Bërvenicës, ku takoi banorët e Çellopekut, Miletinës, Radiovcës, Tenovës dhe Gurguricës. Ai shprehu kënaqësinë për mikpritjen dhe entuziazmin e qytetarëve për ndryshim dhe zhvillim lokal.

 

“Ne nuk njihemi sot, por kemi bashkëpunuar me shumicën e Juaj, kemi ndarë brenga e gëzime, dhe ndjehemi si në shtëpi mes vëllezërve dhe motrave tona,” tha Azizi gjatë fjalës së tij.

 

Ai prezantoi projektet konkrete të Koalicionit VLEN për zhvillimin e komunës, të cilat përfshijnë ndër të tjera: zgjerimin e urës së Vardarit në Çellopek dhe Miletinë, hapjen e rrugëve që lidhin fshatrat, ndërtimin e stacionit të zjarrfikësve, ndërtimin e qarkores dhe daljen për në autostradë, ndërtimin e çerdhes në Cellopek dhe rinovimin e sallës së sportit.

 

“Me mbështetjen e Qeverisë VLEN, këto projekte do të bëhen realitet,” shtoi Azizi, duke siguruar qytetarët për angazhimin e Koalicionit në zhvillimin e banorëve të komunës së Bërvenicës.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT