Adnan Azizi ka reaguar ashpër ndaj liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, duke e akuzuar atë për dërgimin e një personi të caktuar në Tetovë për ta ndihmuar në zgjedhjet lokale dhe për të krijuar tensione ndëretnike.
“Ali, është mirë ta ndalësh këtë argatin tënd që e ke dërguar për me të ndihmuar në zgjedhje në Tetovë, e për të krijuar tensione ndëretnike. Këto provokime nuk të sjellin vota. Përkundrazi, ti dhe Apasievi e merrni përgjigjen e tetovarëve më 19 tetor”, ka shkruar Azizi.
Sipas tij, qytetarët e Tetovës nuk do të bien pre e provokimeve dhe do ta japin fjalën e tyre në kutitë e votimit.