Pas afatit që skadon pas dy ditësh, Glauk Konjufca, mandatar për kryeministër, është në presion maksimal për të formuar qeverinë e re. Albert Maxhuni nga NISMA Socialdemokrate thotë se lideri i partisë, Fatmir Limaj, nuk është kontaktuar nga Konjufca për negociata të mundshme.
Në emisionin “Ora Shtatë”, Maxhuni deklaroi se Nisma nuk ka pasur asnjë lloj kontakti me pushtetin qendror që nga takimi i fundit mes Limajt dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Ai shtoi se, sipas tij, të gjitha partitë shqiptare që morën pjesë në konsultimet me presidenten Vjosa Osmani ishin në favor të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, përveç Vetëvendosjes.
“Sikur të kishte qeveri, do të ishte Qeveria Kurti 3, jo Konjufca 1,” tha ai, duke nxjerrë në pah skepticizmin për suksesin e mandatit të ri.

