Sunday, July 14, 2024
spot_img

Afrim Gashi: Kësaj radhe ia VLEN për Hasanbegun dhe Haraçinën

Koalicion opozitarë shqiptarë VLEN  ka bërë hapjen e dy shtabeve, njërit në Haraçinë dhe tjetri në Gazi Babë.

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, është shprehur se gjithnjë e më shumë po ndjehet se koalicioni i tyre po përfaqëson popullin ndërsa pala tjetër koalicioni që përfaqëson disfatën

“Sonte, bashkë me kandidatin presidencial Dr. Arben Taravari, i hapëm shtabet e koalicionit VLEN edhe në komunat e Haraçinës dhe Gazi Babës.

Si asnjëherë më parë dhe më mirë po ndjehet se udha është ndarë mes koalicionit që përfaqëson popullin dhe VLEN dhe një koalicioni që përfaqëson disfatën.

Kësaj radhe ia VLEN për Hasanbegun dhe Haraçinën”, ka shkruar Gashi, kryetar i Alternativës.

VLEN deri tani ka hapur disa shtabe duke filluar nga Tetova, Gostivari, Çairi, Kumanova.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT