Agim Ibraimi viziton Tetovën, FFM premton mbështetje për stadium modern

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, priti sot në një vizitë pune legjendën e futbollit shqiptar dhe anëtarin e Bordit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut (FFM), Agim Ibraimi.

 

Gjatë takimit, dyshja inspektuan nga afër punimet në Stadiumin e Qytetit të Tetovës, ku u morën premtime për mbështetje të mëtejshme nga FFM-ja për realizimin e një stadioni modern, në përputhje me standardet bashkëkohore të futbollit.

 

Kasami theksoi rëndësinë e investimeve në infrastrukturën sportive, duke potencuar se Tetova është gati të kthehet në qendër të sportit rajonal.

 

> “Jam mirënjohës për mbështetjen që po vjen nga të gjitha anët për zhvillimin e Tetovës dhe sportit lokal,” u shpreh ai.

 

 

 

Gjatë bashkëbisedimit u trajtuan edhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit me Federatën për projekte të reja sportive dhe mbështetje për klubet vendore.

 

Ky është një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të infrastrukturës sportive në qytet, duke krijuar kushte më të mira për sportistët dhe tifozët tetovarë.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com