Saturday, July 27, 2024
spot_img

Ahmeti: Jo të gjithë mund të marrin mandat për të vendosur se kush do t’i përfaqësojë shqiptarët në qeverinë e re

Kundërshtarët tanë politikë le të përgatiten për sfidën e re që pason vitin e ardhshëm në zgjedhjet lokale, tha Ali Ahmeti, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), në fjalimin e tij në festën e 22 vjetorit të themelimit të kësaj partie politike kushtuar trazirave aktuale në bllokun shqiptar pas zgjedhjeve parlamentare.

Mandatin për formimin e qeverisë mund ta marrë kushdo, por jo të gjithë mund ta marrin mandatin për të vendosur se kush do t’i përfaqësojë shqiptarët në atë qeveri, tha Ahmeti, duke aluduar në VMRO-DPMNE dhe koalicionin VLEN/VREDI, nga ku kanë paralajmëruar formimin  të një qeverie të re.

Ai foli edhe për gjendjen aktuale, duke iu referuar thirrjeve të liderëve të caktuar partiakë për përgjegjësi dhe përfshirje në korrupsion të stafit të BDI-së dhe kërkoi publikisht që institucionet përkatëse të nisin procedurat.

– Shtatë vjet po mundohen të na shpifin dhe të merren me BDI-në. I bëj thirrje autoriteteve që të nisin hetimet për të gjithë ata që kanë qenë në pozita drejtuese, duke filluar nga unë, tha Ahmeti.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT