Kryetari Ahmeti dhe ambasadori Kop kanë diskutuar mbi ndikimet e lindjes në rajon, sundimin e ligjit dhe reformat si dhe rëndësinë e integrimit europian.
Ndikimet ruse dhe kineze në rritje në vend dhe rajon rrezikojnë të ardhmën europiane.
Sundimi i ligjit dhe vettingu për të gjithë gjykatësit dhe prokurorët gjithashtu ishte pjesë e bisedës në takimin mes Ahmetit dhe ambasadorit Dirk Jan Kop.
Ligji për Vetting për gjykatës, prokuror dhe politikan është në Parlament gjatë kohë, por BE-ja ka pasur rezerva fillimisht në këtë proces duke ju referuar shembullit të Republikës së Shqipërisë.
Sa i përket Gjykatës supreme, Ahmeti ka nënvizuar që është në kompetencë të Këshillit Gjyqësor të veprojnë sipas ligjeve.