Saturday, April 27, 2024
spot_img

AKADEMI SOLEMNE KUSHTUAR FITORES SË BEDRIT

Më 27.03.2024 në sallën e fakultetit të arteve UT në Tetovë nën organizim të Rijasetit të BFI dhe Myftinisë së Tetovës u mbajt akademi solemne kushtuar Ditës së Bedrit.
Në këtë manifestim mori pjesë edhe kreu më i lartë i BFI-së H. Hfz. Shaqir Fetai me bashkëpunëtorët e tij. Myftiu i Myftinisë së Shkupit, dr. Qenan Ismaili, i Gostivarit H. Sabahudin Zendeli, i Shtipit Mr. Nasir Rexhepi, i Ohrit Samet ef. Hajdari, i Strugës Adi ef. Murtishi, i Manastirit Amit ef. Rasimi, kryetari i kuvendit të BFI Nesib ef. Demiri, Prof. Dr. Senat Abduli përfaqsues i Universitetit të Tetoves me bashkëpuntorë, profesorë të fakultetit të Shkencave islame në krye me prodekanin Prof Dr. Muaz Agushi.
Përfaqësues nga komununa e Tetovës. Kryetari i komunës së Bogovinës z. Besnik Emshiu, kryetari komunës së Jugonovcës kryesusi i këshillit të komunës së Bervernicës me bashkëpuntorë. Profesorë dhe profesoresha të Medresesë Isa Beu, imam, vaiz, mualim dhe nuezinë të xhamive të Tetovës, përfaqësues të institucioneve të ndryshme në qytetin tonë si dhe aktivist dhe dashamirë të jetës fetare e kombëtare.
Programi filloi me lexim të një pjese kuranore nga imami Ekrem ef. Hasani ndërsa u moderua nga Enes ef. Halili.
Në këtë manifestim Myftiu i Tetovës dr. Selver Xhemaili në fjalën e tij përshëndetëse falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre duke ju shprehur mirëseardhje dhe duke uruar për suksese në të ardhmen.
Reisul Ulema në fjalën e tij të rastit pêrshëndeti organizimin e kësaj akademie solemne duke shpreh fjalë miradije për Myftiun Dr. Selver Xhemailin dhe stafin e tij, njiherit shkurtimisht foli edhe për Betejën e Bedrit, e cila fitore i dha kahje zhvillimit tē Islamit si një fitore e besimit ndaj pabesimit, dijes ndaj injorancës, të mirës ndaj të keqes, lirisë kundër robërisë etj.
Ligjëruesit e nderuar Prof dr. Muhamed Mustafa dhe Mr. Femi ef. Ebibi në mënyrë të thellë iu qasën kësaj beteje të madhe duke e analizuar atë nga aspekte të ndryshme si dhe duke nxjerë mesazhe për të ardhmen

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT