Aksion kontrollues i mjeteve lundruese në ujërat e Liqenit të Ohrit – dje u konstatuan 52 shkelje, nëntë persona që drejtonin mjete lundruese ishin nën ndikimin e alkoolit

Dje (05.07.2026), nëpunës policorë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare „Liqeni i Ohrit“, në bashkëpunim me nëpunës policorë nga Qendra Rajonale për Çështje Kufitare – Perëndim dhe inspektorë nga Kapiteneria e Porteve në Ohër, realizuan kontrolle të koordinuara ndaj mjeteve lundruese në ujërat e Liqenit të Ohrit. Masat u ndërmorën në përputhje me dispozitat e Ligjit për Lundrimin e Brendshëm, me ç’rast u kontrolluan gjithsej 63 mjete lundruese.
Tek 31 mjete lundruese dhe 31 persona u konstatuan 52 shkelje, siç janë: mungesa e pajisjeve të detyrueshme, drejtim i mjetit lundrues të pashënuar, drejtim i mjetit lundrues të paregjistruar, drejtim i mjetit gjatë periudhës së ndalimit, drejtim pa leje për lundrim, transportim i më shumë pasagjerëve nga numri i lejuar, mosmbajtja e lejes së lundrimit dhe shkelje të tjera. Pas testimit me alkooltest, te nëntë persona u konstatua se drejtonin mjetet lundruese nën ndikimin e alkoolit. Gjithashtu, te pesë persona që ushtronin veprimtari të dhënies me qira të pedalinave u konstatua zbatim jo i plotë i rregullave të sigurisë gjatë dhënies së tyre me qira.
Qëllimi i këtyre aksioneve kontrolluese, të cilat do të zhvillohen rregullisht gjatë sezonit veror, është respektimi i plotë i dispozitave të Ligjit për Lundrimin e Brendshëm dhe rritja e nivelit të sigurisë në ujë.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT