Kandidati për kryetar të Tetovës, Bilall Kasami, ka zhvilluar sot një aktivitet elektoral përgjatë rrugës së Banjës, së bashku me aktivistë dhe të rinj të Lëvizjes BESA. Në këtë takim me qytetarët, ata kanë shpërndarë fletushka duke prezantuar vizionin e tyre për zhvillimin e Tetovës.
Kasami theksoi se kjo rrugë, e cila më herët ishte lënë pas dore, sot është kthyer në një shteg të rregulluar dhe atraktiv për qytetarët, falë investimeve të realizuara nga komuna.
“Atmosfera pozitive, buzëqeshjet dhe mbështetja e banorëve janë dëshmi se ndryshimi është duke ecur me hapa të sigurt,” u shpreh Kasami.


