Thursday, May 2, 2024
spot_img

Al Hilal i ofron Rafinhas një kontratë të pasur

Braziliani Rafinha nuk i përmbushi pritshmëritë e aftësive të tij te Barcelona dhe është një nga lojtarët që do të largohet nga klubi. Nuk është sekret që trajneri Xavi dëshiron të shesë anësorin.

Barça është gati të ndajë rrugët me brazilianin në fund të sezonit, por siç janë gjërat tani, kjo mund të ndodhë gjashtë muaj më parë.

Al Hilal dëshiron të sjellë Rafinhën në afatin kalimtar të dimrit. Klubi nga Arabia Saudite është gati të vendosë para tij një pasuri, por edhe t’i paguajë Barcelonës 60 milionë euro.

Rafinha mbërriti në klub nga Leeds në vitin 2022. Barcelona pagoi 58 milionë euro për të. Në 68 paraqitje, ai shënoi 13 dhe regjistroi 19 asistime.

Në Al Hilal këtë sezon luajnë Neymar, Malcom, Kalidou Koulibaly, Aleksandar Mitrovic, Sergej Milinkoviç-Savic…

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT