Një alarm për bombë ka shkaktuar panik në shkollën e mesme “7 Marsi” në Tetovë në orët e para të mëngjesit të së hënës informon Tetovasot. Sipas informatave, një email kërcënues ka mbërritur në adresën e policisë, e cila reagoi menjëherë duke u paraqitur në vendngjarje.
Njësitet e specializuara kanë ndërhyrë menjëherë në shkollë dhe kanë urdhëruar evakuimin e nxënësve dhe personelit për çështje sigurie. Evakuimi është realizuar në mënyrë të rregullt, ndërsa perimetri rreth shkollës është siguruar deri në përfundimin e kontrolleve.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje rreth burimit të emailit apo vërtetësisë së kërcënimit, por theksojnë se po zhvillojnë hetime intensive për të zbardhur rastin raporton Tetovasot.
Nxënësit pritet të rikthehen në mësim pasi të konfirmohet se objekti është plotësisht i sigurt. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë dhe të mos përhapin dezinformata derisa të publikohen informacionet zyrtare.
Në vijim priten njoftime të tjera nga policia e Tetovës

