Albi Qamili, bartës i listës së VLEN në Tetovë: Teteksi 1 fuqishëm pas Kasamit – më 19 tetor zgjedhim vazhdimësinë e transformimit

Bartësi i listës së këshilltarëve të Koalicionit VLEN në Tetovë, Albi Qamili, ka theksuar mbështetjen e fuqishme që po merr kandidati për kryetar komune, Bilall Kasami, nga lagjja Teteks 1, një ndër zonat që ka përjetuar ndryshim të dukshëm gjatë mandatit të parë të qeverisjes së tij.

Në një deklaratë publike, Qamili u shpreh se transformimi i Tetovës tashmë është i dukshëm dhe se qytetarët nuk do të lejojnë kthim pas.

“Ashtu si gjithë qyteti, edhe Teteks 1 u transformua gjatë mandatit të parë të Bilall Kasamit. Më nuk ka kthim mbrapa, nuk ka rrugë me gropa, nuk ka borxhe marramendëse,” tha Qamili.

Ai bëri thirrje që më 19 tetor qytetarët të votojnë për numrin 7, si simbol i vazhdimësisë së transformimit të Tetovës, nën drejtimin e ekipit të VLEN-it dhe të Bilall Kasamit.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT