Sonte, në lagjen Shaip Kamberi të Tetovës, kryetari i komunës Bilall Kasami, shefi i shtabit Besar Durmishi dhe kandidatët për këshilltarë takuan banorët, duke diskutuar arritjet e mandatit të parë dhe sfidat që kanë përballuar.
Banorëve u prezantuan edhe planet e reja për zhvillimin e qytetit, ndërkohë që u theksua rëndësia e mbështetjes për kapitullin e dytë të transformimit të Tetovës.
Albi Qamili, bartësi i listës së koalicionit për zgjedhjet lokale, u shpreh se qyteti po përgatitet t’i thotë me një zë “PO” ndryshimeve që priten në mandatin e ardhshëm.

