Saturday, May 4, 2024
spot_img

Aleanca për Shqiptarët në Frontin Europian, përmbushim amanetin e rilindasve

Mijëra qytetarë sonte në Gostivar kanë mbështetur bashkangjitjen e Aleancës për Shqiptarët në Frontin Europian. Kryetari, Ziadin Sela bashkë me Kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, ka nënshkruar marrëveshjen për Frontin e fitores kundër Rusisë, pro Europës.

Në fjalimin e tij para të pranishmëve, kryetari Sela tha se kjo marrëveshje është përmbushje e amanetit kombëtarë të brezave të tërë, nga Rilindja e Kongresi i Manastirit, për të trasuar rrugën e shqiptarëve drejt perëndimit, Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Fjalimi i plotë i Kryetarit të ASH-së, Ziadin Sela:

“Të nderuar liderë të partive, ju që u bashkuat dhe u bashkuam në Frontin Evropian. Këto janë emocione të bukura. Kemi patur emocione të përgjegjësisë, të fitores dhe emocione për të arritur diçka edhe nga egoja. Por, emocioni i bashkimit për ti bërë bashkë shqiptarët në një udhëtim që është amanet gjyshërish, të gjeneratave që kanë vuajtur gjykime e maltretime, amanete rilindëse që na treguan se rruga jonë është Evropa dhe Perëndimi. Bashkimi është amanet edhe i Kongresit të Alfabetit, kur shqiptarët u bashkuan për një shqiptari drejt Evropës dhe SHBA-ve.

Prandaj sonte ne jemi këtu, për ta trasuar këtë rrugë, për ta bërë më të shpejtë, për ta bërë rrugë dykahëshe, për rrugën edhe të vëllezërve tanë mërgimtarë që të vijnë në strofujt e gjyshërve dhe stërgjyshërve. Prandaj unë shoh shumë fytyra këtu prezente të miqve, por edhe të kundërshtarëve. Në disa raste, jemi bërë bashkë edhe në heshtje për të mirën e përgjithshme. Jemi bërë bashkë për shumë vendime për të mirën tonë dhe të aleatëve tanë ndërkombëtarë. Çdo herë kemi ditur ta gjejmë gjuhën e përbashkët.

Partitë dhe organizimet politike nuk bëhen nga inati i dikujt, nuk bëhen sepse nuk e honeps dikë tjetër, por bëhen për dashurinë ndaj gjuhës, gjakut dhe kombit që ti e ke. Bëhet për gjeneratat e ardhme, për të ardhmen e fëmijëve tanë, nipave dhe stërnipave. Kjo është Fronti Europian. Dhe shqiptarët do të dinë të gjejnë bashkimin dhe jo si në të kaluarën kur jemi bërë bashkë kur kemi qenë vetëm në rrezik. Kësaj here ka një dallim – jemi bashkë për rreziqet që na vijnë nga Lindja dhe bashkë me të gjitha komunitetet, do të jemi për zhvillimin evropian, ekonomik dhe të mirëbesimit.

Këtë do ta bëjmë me kandidatin për president, Bujar Osmani dhe do ta bëjmë në zgjedhjet parlamentare me Frontin Evropian, duke i dhënë një mesazh shumë të fortë atyre që  duan nga organizime të mëdha politike ndërsa zgjedhin ta bëjnë me ‘partiçka të vogla’. Prandaj, të bashkuar për perspektivën e ardhshme, ne në Frontin Evropian na priftë e mbara në fitore”.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT