Ekipi i volejbollit K.V. Liria Zherovjan ka zyrtarizuar përforcimin më të ri në radhët e veta. Bëhet fjalë për reprezentuesin e Gjeorgjisë, Aleksi Zakaidze, i cili do të luajë në pozicionin e qendër sulmuesit.
Ky transferim pritet të sjellë më shumë forcë dhe përvojë në repartin ofensiv të skuadrës, e cila synon rezultate të larta në sezonin e ri.
Nga klubi kanë uruar mirëseardhje për lojtarin e ri me mesazhin:
“Ne si K.V. Liria i dëshirojmë mirëseardhje lojtarit tonë të ri. Welcome, Zakaidze.”