Wednesday, May 1, 2024
spot_img

Ali Ahmeti për Ibrahim Rugovën: Ai u bëri ballë represioneve politike serbe, arriti që të qëndrojë guximshëm duke mos u zmbrapsur nga ideali

18 vite më parë do të largohej për në amshim, Presidenti i parë i Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova dhe në këtë ditë padyshim se më erdhi në mendje largëpamësia e tij vizionare dhe kontributi atdhetar për lirinë dhe konsolidimin shtetëror të Kosovës sonë.

Tek personaliteti liridashës i Rugovës ishin të shkrira të gjitha tiparet e një populli që nuk kërkonte asgjë tjetër përveç të drejtën e tij të lirisë dhe paqes.

Në kohëra jashtëzakonisht të vështira, ai u bëri ballë represioneve politike serbe, arriti që të qëndrojë guximshëm duke mos u zmbrapsur nga ideali dhe bashkë me jehonën e pushkëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës shpalosi para botës fytyrën e vërtetë të regjimit agresor serb.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për veprimtarinë kombëtare të Dr. Ibrahim Rugovës!

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT