Sonte, dega e Alternativës në Dibër zhvilloi një takim me strukturat lokale, ku u diskutua për organizimin, planifikimin e aktiviteteve në terren dhe adresimin e prioriteteve kryesore të kandidatëve të koalicionit VLEN.
Në fokus të diskutimit ishin kandidati për kryetar të Komunës së Dibrës, Fisnik Mela, si dhe bartësi i listës për këshilltarë, Afrim Kërkuti.
Pjesëmarrësit theksuan se me sinqeritet, profesionalizëm dhe punë të përbashkët, Dibra do të sjellë ndryshimin e shumëpritur.
Nga Alternativa u shprehën mirënjohës për këtë takim të frytshëm dhe u zotuan për angazhim të vazhdueshëm deri në fitoren përfundimtare.