Thursday, May 2, 2024
spot_img

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar ka vizituar Gardën Kombëtare të FSK-së

Komandanti i Gardës Kombëtare të FSK-së, gjeneral brigade Naim Haziri ka prit sot në vizitë ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë z.Jonathan Hargreaves.
Gjeneral Haziri me stafin njoftuan Ambasadorin për të arriturat, sfidat, kapacitetet operacionale dhe ato trajnuese që ka Garda Kombëtare, gjithashtu gjeneral Haziri falënderoi për ndihmën e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar ka dhënë për FSK-në, e në veçanti për Gardën Kombëtare.
Gjatë takimit fokus i veçantë ishe bashkëpunimi i deritashëm në mes FSK/Gardës Kombëtare dhe Mbretërisë së Bashkuar, kontributi në ngritjen e kapaciteteve operacionale specifikisht reagimi ndaj fatkeqësive, bashkëpunimit në të ardhmen me qellim të ofrimit të një ambienti më të sigurtë për jetën e qytetarëve.
Ambasadori ka vizituar Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim Shpëtim(QNTKSH) të Gardës Kombëtare ku pa nga afër kapacitetet e kësaj qendre dhe me këtë rast është bërë pranim- dorëzimi i donacionit të dhuruar nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar për QNTKSH, ku përfshihen pajisje specialistike për Kërkim Shpëtim -Ujra e që është donacioni i tretë për QNTKSH nga Ambasada e Britanisë së Madhe.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT