Sunday, March 3, 2024
spot_img

Ameti: Po mbyllim një vit plot sfida si zjarrfikës

Po e përmbyllim një vit me plot sfida e me plot vështirësi për ne si zjarrfikës.

E, themi këtë duke marr parasysh numrin e madh të zjarreve të natyrave të ndryshme me të cilat jemi përballur por edhe me vështirësitë që kemi pasur gjatë aktivitetit tonë, për shkak të mungesës së resurseve mekanike dhe pajisjeve teknike.

Gjatë aktiviteteve tona në të shumtën e rasteve kemi qenë mjaftë të suksseshëm dhe i’a kemi dalë që zjarret të vihen në kontroll në kohë rekord, por për shkak të largësisë së disa vendbanimeve të cilat ne i mbulojmë ka raste edhe të vonesës së automjeteve kundër zjarrit deri te vendi i ngjarjes. Shpresojmë që me themelimin e nënqendrave të reja edhe ky problem të zgjidhet dhe të jemi sa më efikas në ndihmë ndaj qytetarëve dhe pronave të tyre.

Shfrytëzoj rastin që në emrin tim personal dhe në emër të NJTKZ – Tetovë, të gjithë qytetarëve të Komunës së Tetovës dhe rrethinës të ju uroj Vitin e Ri 2024, duke ju dëshiruar shëndet e harmoni në familjet Tuaja!

Qoftë një vit i mbarë për të gjithë ne!

The post Ameti: Po mbyllim një vit plot sfida si zjarrfikës first appeared on Tetova1.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT