Një studim i gjerë i realizuar nga platforma e njohur BBC Good Food ka analizuar vlerat ushqyese të 1000 produkteve të papërpunuara, duke i renditur ato sipas përfitimeve shëndetësore. Rezultati ishte befasues: me 97 pikë nga 100 maksimale, bajamet u shpallën fituese, duke lënë pas produkte si xhenxhefili (48 pikë) apo edhe dhjami i derrit (73 pikë).
Pse bajamet janë kaq të fuqishme?
Bajamet janë të pasura me acide yndyrore mono-të-pangopura, të cilat janë “ilaç” për shëndetin kardiovaskular dhe ndihmojnë në rregullimin e sheqerit në gjak për njerëzit me diabet.
Çfarë përmbajnë 100 gramë bajame?
-
Magnez: 64-86% e dozës ditore (thelbësor për muskujt dhe nervat).
-
Kalcium: 19% e dozës ditore (për eshtra të fortë).
-
Hekur: 24% e dozës ditore.
-
Fibra: 11.8 g (për tretje të rregullt).
-
Proteina: 21.26 g.
5 arsyet pse duhet t’i konsumoni çdo ditë:
-
Rregullojnë peshën: Shuajnë urinë dhe dëshirën për të ngrënë ushqime të dëmshme.
-
Mbrojnë zemrën: Ulin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.
-
Stabilizojnë sheqerin: Ndihmojnë në kontrollin e glicemisë.
-
Shëndeti i trurit: Përmirësojnë funksionet kognitive.
-
Tretja: Ndihmojnë në funksionimin më të mirë të zorrëve.
Sa është doza ideale?
Ekspertët rekomandojnë konsumimin e 20 deri në 30 gramëve në ditë (afërsisht një dorë). Kjo sasi është e mjaftueshme për të marrë të gjitha përfitimet pa e tepruar me kaloritë (pasi bajamet janë mjaft kalorike – 578 kalori për 100g).
Këshillë: Nëse i lini bajamet në ujë gjatë natës, ato bëhen më të lehta për t’u tretur nga stomaku. Kini kujdes, konsumimi i tepërt mund të shkaktojë fryrje ose gazra!


