Android fiton “AirDrop”: Këto 4 telefona mund të shkëmbejnë pa tel skedarë me iPhone

Google ka njoftuar se Android Quick Share tani mund të punojë direkt me Apple AirDrop, duke mundësuar shkëmbimin e fotografive dhe skedarëve midis iPhone dhe telefonave Android pa nevojën e aplikacioneve shtesë. Ky është hera e parë që ekziston një shkëmbim dy‑drejtim midis dy ekosistemeve, dhe funksioni punon edhe me pajisjet iPad dhe Mac.

Fillimisht, funksioni është aktiv për telefonat e linjës Pixel 10: Pixel 10, Pixel 10 Pro, Pixel 10 Pro XL dhe Pixel 10 Pro Fold. Gradualisht, pritet që të bëhet i disponueshëm edhe për modele të tjera Android, megjithatë Google nuk ka dhënë një datë të saktë.

Shkëmbimi i shpejtë pa tel funksionon duke lidhur pajisjet kur janë afër njëra-tjetrës. Përdoruesi zgjedh skedarin që dëshiron të dërgojë, ndërsa sistemi automatikisht identifikon nëse në afërsi ka një pajisje Apple ose Android dhe dërgon skedarin pa kabllo, pa konfigurime të ndërlikuara dhe pa aplikacione të jashtme.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT