Arben Fetai falënderon strukturat e Aleancës për kontributin në fitoren e Dollnenit

Zv/kryeministri Arben Fetai takoi sonte në Dollnen strukturat e Aleancës për të falënderuar për punën e palodhur që kontribuoi në fitoren e merituar në komunë.

Në takim ishte i pranishëm edhe kryetari Blerim Islami, të cilin Fetai e uroi për suksesin dhe e falënderoi për bashkëpunimin dhe seriozitetin që e karakterizon në çdo proces politik.

Fetai theksoi se Dollneni dëshmoi qartë se kur ekziston organizim, ekipe të qarta dhe drejtim politik i qëndrueshëm, rezultatet nuk mungojnë. Ai premtoi se përgjegjësitë e fituara do të çohen përpara me ritëm dhe vendosmëri.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT